I riu ngacmon seksualisht vajzat në Prishtinë, shpërthen Emine Çunmulaj

I riu ngacmon seksualisht vajzat në Prishtinë, shpërthen Emine Çunmulaj

Modelja e njohur Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, ka reaguar ndaj disa videove ku shihet një i ri duke ngacmuar seksualisht vajza të reja në rrugët e Prishtinës. Tejet e revoltuar, Cunmulaj bën thirrje për marrje të menjëhershme masash.

“Ajo që do të postoj në vijim është shumë shqetësuese, por duhet të flitet për të dhe të merren masa për këtë monstër. Kjo është diçka që lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, në veçanti me policinë e Prishtinës, që duhet ta arrestojnë dhe ta fusin në burg këtë individ”-shkruan Emina Cunmulaj në postimin e saj të fundit në “Insta Story”.