I rrethuar me policë rusë, 18-vjeçari tenton të arratiset nga tavani i gjykatës

I rrethuar me policë rusë, 18-vjeçari tenton të arratiset nga tavani i gjykatës

I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës. I riu akuzohet se vrau të motrën e tij.

Ndërsa kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi që të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.

Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri i kapi këmbët. Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi.

Videoja është publikuar në mediat në rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin. /oranews/