Manchester United ka vazhduar të besoj në futbollistin premtues Scott McTominay, pasi ja ka zgjatur kontratën për pesë vjet, duke e mbajtur të lidhur për klubi 23 vjeçarin deri në vitin 2025.
Mesfushori i akademisë së Man United, luajti për të rinjtë e kësaj skuadre nga 2012 deri 2017, e nga 2017-ta në ekipin e parë.
Aktualisht vlera reale e tij në treg vlerësohet të jetë 22.5 milionë euro.
Në këtë sezon, për djajtë e kuq skocezi ka luajtur 28 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe duke bërë një asistim.
“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë është United dhe shpresoj që pasioni im për klubin të shfaqet sa herë që futem në fushë”.
“Do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub sa herë që vesh fanellën”, ka thënë McTominay pasi ka nënshkruar kontratën.
/Insajderi.com/