I vdiq gruaja në spital jashtë shtetit – prishtinasi dyshon se kishte neglizhencë të mjekëve

I vdiq gruaja në spital jashtë shtetit – prishtinasi dyshon se kishte neglizhencë të mjekëve

Një grua nga Prishtina ka vdekur në një spital jashtë shtetit, ku edhe ishte duke u shëruar, njofton Insajderi.

Siç njoftojnë Policia e Kosovës në raportimin e tyre 24-orësh, për vdekjen e saj ka raportuar bashkëshorti i viktimës, i cili dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit.

Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet ti bëhet obduksioni. Rasti mbetet nën hetime.

“Prishtinë 06.11.2020 16:00. Ankuesi mashkull Kos.raporton se gruaja e tij viktima femër Kos. kishte shkuar për shërim në një spital jasht shtetit dhe atje kishte vdekur. Ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve te spitalit. Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet ti bëhet obduksioni. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com