“I vëllai pinte birra në Gjermani”, historiani hedh pistat për Festim Laton: S’e vrau njeri, mashtrues kalibri

“I vëllai pinte birra në Gjermani”, historiani hedh pistat për Festim Laton: S’e vrau njeri, mashtrues kalibri

Ditën e sotme ka bërë xhiron e të gjitha mediave, atyre shqiptare dhe holandeze se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, është vrarë në Holandë.

Më pas burime për mediat e huaja u shprehën se Lato mund të ishte ekzekutuar për arsye borxhesh, por historiani Arben Llalla e ka hehur poshtë këtë lajm.

Në një status në rrjetet sociale, Llalla është shprehur se Festim Lato nuk është vrarë dhe se ky lajm është i sajuar.

Sipas Llallës ky lajm është përhapur nga Ali Aliu, i vetëshpalluri kryeministër i Republikës së Çamërisë, të cilin ai e quan mashtrues.

Historian shton më tel se Aliu për t mbledhur sajoi faktin se vëllai i tij kishte vdekur si hero, ndërkohë që ky i fundit pinte birra në Gjermani.

Statusi i Arben Llallës

Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEËS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë.

Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore.

Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani.

Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!

Lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar është bërë publik nga familjarët. U përfol se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove. Ende asnjë njoftim zyrtar nga policia holandeze për këtë lajm.