Ia vendosin këngën e Tayna-s në mes të club-it, ky është reagimi i Rinës

Ia vendosin këngën e Tayna-s në mes të club-it, ky është reagimi i Rinës

Tayna dhe Rina janë dy nga reperet më të njohura dhe të suksesshme, por edhe ‘kundërshtare’.

Ato i kanë bërë shpesh herë diss-e njëra tjetrës dhe rivaliteti mes tyre është tepër i dukshëm.

Megjithatë së fundi, Rina është shprehur se nuk ka ndërmend që të merret më me diss-et e repereve të tjera shqiptare.

Reperja madje është provokuar në një club në Prishtinë kur teksa ndodhej me dy miq, i kanë vendosur në sfond këngën e Tayna-s.

Ajo vijoi muhabetin me miqtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje nga fundi i videos së publikuar  Rina shihet duke kërcyer ndërkohë që kënga “Kce” është në sfond.