I veshi të gjitha rrobat që kishte vetëm për të mos e paguar bagazhin

I veshi të gjitha rrobat që kishte vetëm për të mos e paguar bagazhin

Bagazhi ishte mbipeshë dhe duhet të paguante një tarifë ekstra, por nuk u dorëzua dhe veshi afro tre kilogramë rroba njëra mbi tjetrën.

Gel Rodriguez, një vajzë nga Filipinet, tregoi në rrjetet sociale një eksperiencë e cila është shumë e zakontë, sa herë që udhëtohet me linja të lira.

Teksa në valixhe lejoheshin 7 kilogramë, pesha ishte mbi 9, duke bërë që e reja për të mos paguar tarifën ekstra, ti vishte rrobat njëra mbi tjetrën.

“Kur personeli i kompanisë ajrore thotë se lejohen vetëm 7 kilogramë në bagazhin e dorës, asnjë problem”, shkroi e reja në Facebook, ku publikoi foton e cila u bë virale.

Vajza tha se nuk donte të paguante shtesë për kaq peshë, kështu që vendosi që ti vishte.