I vodhi zingjirin nga qafa, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

I vodhi zingjirin nga qafa, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një 27 vjeçar me inicialet F.A., është arrestuar të enjten e 1 prillit, si i dyshuar për grabitje të zgjingjirit nga qafa e një personi, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në njërën prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit të Ferizajt.

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë njoftuar se “i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhirë ari viktimës (femër), dhe ka ikur në drejtim të panjohur”.

I dyshuari më pas është kapur nga zyrtarët policorë, i cili më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit, ai është dërguar për në mbajtje prej 48 orësh. /Insajderi.com