Ngatërrohet historia

Ia huq deputeti i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, i ka ngatërruar datat dhe ngjarjet historike. Konferenca e Versajës i ngatërrohet me konferencën e Londrës

Ia huq deputeti i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka gabuar ngjarjet historike. Ai duke dashur që të theksojë rolin historik të ShBA-ve në mbrojtjen  e kauzave kombëtare të shqiptarëve, ka ngatërruar Konferencën e Versajes të vitit 1919 me atë të Londrës të vitit 1912/13, shkruan Insajderi.

Ai tha “se edhe Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912/13 është siguruar falë mbështetjes amerikane në krye me presidentin Woodrow Wilson”.

Dihet nga historia se kontributi për të cilin flet Bislimi, kauzës shqiptare i ka ardhur nga ShBA për gjatë vitit 1919 në konferencën e Versajës në Paris, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kohë kur Pavarësia e Shqipërisë ishte rivënë në pikëpyetje.

Ndërkaq, në Konferencën e Londër 1912/1913, Pavarësia e Shqipërisë është mbështetur fuqishëm nga Perandoria Austro-Hungareze. Ndërsa ShBA-të në këtë kohë nuk kanë qenë fare të inkuadruar në çështjet politike të Evropës.

Kujtojmë se deri në fund të Luftës së Parë Botërore, ShBA-të në raport me Evropën e kanë ndjekur politikën e distancimit duke u mbështetur te doktrina e presidentin James Monroe: “Amerika e amerikanëve dhe Evropa e evropianëve”.