Ia qethi flokët në klasë nxënësit – Merret vendim për mësuesin në Gjilan

Ia qethi flokët në klasë nxënësit – Merret vendim për mësuesin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj  mësuesit Xhelal Elezi për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.

Sipas aktakuzës, më 6 shkurt 2020, në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, i pandehuri XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente.

Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale.