Ia vë flakën autobusit ku punonte pasi shefi nuk ia dha pagën

Ia vë flakën autobusit ku punonte pasi shefi nuk ia dha pagën

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se i ka vënë flakën autobusit të kompanisë ku punonte, njofton Insajderi.

Sipas policisë, motivi i rastit dyshohet të jetë mosdhënia e pagës nga pronari i kompanisë.

Rasti është hapur si “Zjarrvënie”.

“Zona Industriale, Fushë Kosovë 14.04.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti duke u hetuar./Insajderi.com