Ia vjedhin lopën, vdes duke e ndjekur hajdutin

Ia vjedhin lopën, vdes duke e ndjekur hajdutin

Një person gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajture “Tre urat” në Divjakë. Viktima është Agim Muça 57 vjeç, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur.

E gjithë kjo ndodhi, pasi viktimës i kishin hyrë hajdutët dhe i kanë marrë bagëtitë, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili është vënë në ndjekje të tyre me makinë.

Por ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa i biri u plagos dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të afërm dhe banorë të zonës shprehen se fenomeni i vjedhjeve vazhdon t’i frikësojë çdo nate banoret e këtyre fshatrave.\tch.