Ia vrasin lopën teksa kulloste

Ia vrasin lopën teksa kulloste

Në fshatin Shtupeq i Madh në Pejë është regjistruar një rast i asgjësimit të pasurisë.

“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë qëlluar me armë zjarrit një lopë e cila ka qenë në kullot me ç’rast e njëjta i ka ngordhur”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka nodhur dje rreth orës 9 të mëngjesit, kurse në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.