Ibrahimi: Nuk ka pasur koordinim me kryetarë komunash për masat e reja anti-COVID

Ibrahimi: Nuk ka pasur koordinim me kryetarë komunash për masat e reja anti-COVID

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës është deklaruar pas mbledhjes së MSH-së se pushteti qendror nuk ka pasur koordinim me atë lokal për masat e reja të ndërmarra nga institucioni shëndetësor, njofton Insajderi.

“Deri më tani, çdo vendim mbi masat e reja është bërë në konsultim me komunat. Komunat në këtë rast ende nuk janë konsultuar për çfarëdo mase të re”, ka deklaruar Ibrahimi për Express.

“Kryetarët e komunave gjithnjë deri më tani kanë treguar gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar me nivelin qendror në mënyrë  që të shpëtohet jeta e qytetarit”, ka shtuar tutje ai.

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare./Insajderi.com