Ibrahimoviç: Do të arrijmë Ligën e Kampionëve

Ibrahimoviç: Do të arrijmë Ligën e Kampionëve

Milani është forcuar së tepërmi me ardhjen e Ibrahimoviç. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e parë të Serisë A, megjithëse si objektiv kryesor është mbërritja në “Champions League”, pasi Scudetto duket ende larg, njofton Insajderi.

Në një intervistë dhënë për “Sky”, sulmuesi i natyralizuar suedez, u shpreh optimist se ai me Milanin, së bashku do të arrijnë zonën e Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të vazhdojmë, unë këtu do të jem. Nuk duhet të jemi të kënaqur asnjëherë dhe gjithmonë duhet të vazhdojmë. Ndeshja më e rëndësishme është ndeshja tjetër. Askush nuk e mban mend ndeshjen e mëparshme te ne”, u shpreh fillimisht suedezi.

Për të shtuar më tej: “Duhet të fitosh për të arritur qëllimet, lojtarët e Milanit nuk janë mësuar me këtë. Duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe të nisim të mendojmë kështu që të arrijmë edhe në Europë. A mundet që Milani të arrijë në “Champions League”? Po, e mendoj kështu, kam tetë muaj këtu dhe e mendoj se do të arrijmë”, ka thënë Ibrahimoviç në fund. /Insajderi.com