Ibrahimoviç pranon kontratën e re: Nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për ta rikthyer Milanin aty ku duhet të jetë

Ibrahimoviç pranon kontratën e re: Nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për ta rikthyer Milanin aty ku duhet të jetë

Zlatan Ibrahimoviç zbarkoi në Aeroportin Linate mbrëmjen e së shtunës, kështu që ai mund të nënshkruajë kontratën e re për të qëndruar te Milani.

38-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare me vlerë shtatë milionë euro pasi arriti në janar si një lojtar i lirë nga LA Galaxy.

Megjithatë, ylli suedez edhe përkundër një gjysmë-sezoni brilant me Rossonerët, ai nuk ishte shumë i bindur të vazhdonte, ndërsa vetëm tani ka pranuar ofertën.

“Doja të kthehesha në shtëpi. Tani ne mund të fillojmë të punojmë për të sjellë rezultate edhe më të mira”, ka thënë Ibrahimoviç për faqen zyrtare të Milanit në Facebook.

“Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për të sjellë rezultate, për ta rikthyer Milanin atje ku duhet të jetë. Kishim gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, por ende nuk kemi fituar asgjë”.

“Tani kemi shansin të punojmë që në fillim dhe të bëjmë sakrifica për të arritur objektivat tona. Ndihem në gjendje të mirë. Shpresoj të shoh së shpejti tifozët në stadium, pasi ekipi ka nevojë për mbështetësit e tij dhe ne duam t’i bëjmë ata të kërcejnë. Forza Milan, gjithmonë”, përfundoi suedezi./Insajderi.com