Ibrahimovic rikthehet në stërvitje të Milanit pas daljes nga karantina

Ibrahimovic rikthehet në stërvitje të Milanit pas daljes nga karantina

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje pasi i dha fund periudhës së tij të karantinës dy ditë më parë, njofton Insajderi.

Suedezi 39-vjeçar u kthye në Milanello këtë mëngjes për të mbajtur seancën e tij të parë stërvitore pas më shumë se dy javësh.

Mediumi Gazzetta dello Sport zbulon se ai mori pjesë në seancën e mbajtur në orën 10:30 këtë mëngjes.

Ibrahimovic doli pozitiv për coronavirus përpara raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe si pasojë ka humbur katër ndeshje të Milanit.

Veterani e filloi sezonin me një dy golësh ndaj Bolognas në Serie A, ndërsa Milani ka tri fitore nga tri ndeshjet e para të sezonit 2020-21, pas triumfit ndaj Crotone dhe Spezia.

Më 17 tetor, Milani përballet me Interin në San Siro dhe Zlatan pritet të jetë në dispozicion për Derby della Madonninan e parë të këtij sezoni./Insajderi.com