Icardi, synimi i Milanit për vitin tjetër

Icardi, synimi i Milanit për vitin tjetër

Milan ia ka vënë syrin sulmuesit të Paris Saint Germain, Mauro Icardi, si një nga dëshirat kryesore të afatit kalimtar, shkruan A Bola, njofton Insajderi.

Rosonerët e duan argjentinasin partner me Zlatan Ibrahimoviq në sulmin e ekipit nga San Siro.

Gjithsesi, sipas A Bolas, këto janë plane për sezonin tjetër.

Icardi e kompletoi kalimin e tij të plotë në PSG nga Interi gjatë verës, dhe ka kontratë me ekipin e Parkut të Princave deri me 2024./Insajderi.com