“Icardin në vitin e ardhshëm do ta shohim me fanellën e Real Madridit”

“Icardin në vitin e ardhshëm do ta shohim me fanellën e Real Madridit”

Legjenda e futbollit italian Daniele Massaro, ka thënë se Mauro Icardin mund ta shohim me fanellën e Real Madridit.

Sipas tij sulmuesi i Interit është shumë më lartë me kualitet se sa skuadra e tij dhe do tu bënte shumë punë Los Blancos.

“Mund tua them këtë, vitin e ardhshëm, Icardi do të jetë te Real Madridi si zëvendësues i Karim Benzemas”, ka thënë ish sulmuesi i Fiorentinës dhe Milanit, Massaro për Premium Sport.

Icardi deri më tani ka shënuar 13 gola dhe është duke e udhëhequr Interit drejt njër rekordi të viteve të fundit.

Argjentinasi ka shënuar më shumë se të gjithë sulmuesit e Real Madridit në të gjitha garat.

Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa nëse dikush dëshiron ta blejë, nuk do të mund ta bëjë këtë nën shifrën e 100 milionë eurove.

Icardi te Interi ka ardhur nga Sampdoria, ndërsa në dy vitet e fundit është kapiten i klubit të njohur.