Ikja spektakolare e 20 kriminelëve të luftës nga burgu në Kosovë, si dështoi shteti që t’i kap

Ikja spektakolare e 20 kriminelëve të luftës nga burgu në Kosovë, si dështoi shteti që t’i kap

Një vit pas luftës, në vitin 2000, në një burg në pjesën veriore  të Mitrovicës u arratisen 20 pjesëtarë të komunitetit serb të akuzuar për krime lufte. Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tyre edhe pse gjatë gjithë kohës është spekuluar se ata ndodhen diku në Serbi.

 

Në vitin 2007 pastaj në mënyrë spektakulare ishin arratisur edhe 7 persona të tjerë nga burgu I Dubravës, që konsiderohej atë kohë me siguri të lartë. Policia në afërsi të burgut kishte gjetur një sasi të konsiderueshme armatimi dhe gjurmë të tjera nga besohej se janë ndihmuar edhe nga jashtë të burgosurit që të arratisen. Lidhur me atë rast ishin arrestuar pesë oficerë korrektues, të dyshuar se kanë ndihmuar në arratisje.

Një nga arratisjet spektakulare ishte konsideruar edhe ajo e Bedri Krasniqit. Më 30 nëntor të vitit 2008, ai kishte arritur të ikte nga Burgu i Dubravës, ku po e vuante dënimin për vrasjen e dy policëve. Pas arratisjes së tij, Ministria e Drejtësisë atëkohë pati suspenduar 18 zyrtarë të atij burgu. Pas arratisjes së tij nga burgu i Dubravës në fund të vitit 2008, Krasniqi kishte kryer edhe disa vepra të tjera penale, përfshirë edhe rrëmbimin e pronarit të firmës “Gllareva” nga Gllareva e Klinës, Azem Morinën.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks