
Sot, e hënë që konsiderohet si “dita më depresive e vitit”, servoi për Dafina Zeqirin një surprizë shumë të këndshme.
Sean John Combs i njohur si P Diddy publikoi një video ku shihet i veshur me një triko të Dafina Zeqirit që ajo e ka dizajnuar për linjën “King”. Trikoja e zezë në pjesën e pasme ka të stampuar edhe fytyrën e këngëtares, njofton Insajderi.
Vidëon që Diddy ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, e ka ndarë edhe Dafina duke u shprehur shumë e emocionuar për zgjedhjen e tij të veshjes.
“Çfarë dite e hënë. Diddy i veshur me njërin nga trikot e mia #King”, shkruan ajo në postimin e saj.
View this post on Instagram
Ndër të parët që ndau gëzimin e këngëtares ishte edhe i dashuri i Dafinës, Dj Geek.
“Vetëm fillimi i viti 2021! Ja ku po vijmë”, shkruan ai.
Kujtojmë se para pak ditësh, çifti konfirmuan rikthimin e tyre pasi këngëtarja kishte njoftuar për ndarjen në prill të vitit 2020. /Insajderi.com
Lexo edhe: “Dafina Zeqiri dhe DJ Geek u ndanë në pranverë, por dimri i gjeti më të dashuruar se kurrë”