IKSHP bën thirrje: Kujdes nga ushqimi që po e hani

IKSHP bën thirrje: Kujdes nga ushqimi që po e hani

Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ushqimit, sidomos të mishit të përpunuar dhe ushqimit të shoqëruar me majonezë dhe sose të ndryshme.

Ky institut tërheq vëmendjen se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë përderisa ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe se nuk duhet të ringrihet.

Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike kujton se qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.