Mbrëmë janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me Covid-19, duke e çuar kështu numrin në 61, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Po ky institucion shëndetësor sot ka dhënë detaje të reja rreth 26 të prekurve.
“Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2. Të gjithë kanë qenë në vetë izolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin për media.
Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova”.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!