IKSHPK: Cilësia e ujit për pije është brenda standardeve, reduktimet do të vazhdojnë

IKSHPK: Cilësia e ujit për pije është brenda standardeve, reduktimet do të vazhdojnë

Cilësua e ujit për pije që vjen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është brenda standardeve të parapara, ndërsa reduktimet do të vazhdojnë me orar të caktuar, transmeton Insajderi.

Kështu thuhet në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ku tutje shkruhet shkruar për cilësinë e ujit gjatë reshjeve të fundit dhe shfrytëzimit të resurseve alternative.

Bëhet e ditur se si pasojë e shtimit të turbullirës është shkaktuar edhe ngadalësimi i trajtimit të ujit dhe është zvogëluar kapaciteti prodhues.

IKSHPK ka vlerësuar se “bunarët apo puset janë të pambrojtura, të pamenaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim”.

“Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunarët/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikojë në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektojë në cilësi”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

“IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në letër. /Insajderi.com