IKSHPK-ja apel për qytetarë

IKSHPK-ja apel për qytetarë

Organizmi i tubimeve masive në disa qytete të Kosovës, në pritje të këngëtarit Gramos Aliut i njohur si Mozzik, është komentuar shumë në opinionin publik, duke i cilësuar si të rrezikshme tubimet masive në kohë pandemie.

Në lidhje më këto tubime, ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës (IKSHPK) duke apeluar qe gjëra të tilla të mos lejohen, njofton Insajderi.

IKSHPK, në faqen zyrtare ka postuar një foto të njërit nga tubimet e organizuara në pritje të këngëtarit Mozzik, ku fotografia është shoqëruar me tekstin “Jo tubime! Virusi vret!”.

Lidhur më këto tubime, kanë reaguar edhe figura tjera të opinionit publik në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve./Insajderi.com

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës