IKSHPK njofton për orarin e vaksinimit, deri me tani mbi 29 mijë të vaksinuar

IKSHPK njofton për orarin e vaksinimit, deri me tani mbi 29 mijë të vaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , ka njoftuar se procesi i vaksinimit ka filluar të mërkurën nga ora 08:00 në sallën “1 tetori”, dhe do të vazhdojë përsëri nga dita e premte po në të njëjtin orar, përcjell Insajderi.

Procesi i vaksinimit do të vazhdojë për personat e moshuar mbi moshën 65 vjeçare, ndërsa përparësi kanë ata që kanë aplikuar në platformën online e-Kosova.

“Komiteti Kombëtar për Vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që poashtu, janë vaksinuar në fazën e pare, si të moshuarit, të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, gjithnjë sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19” thuhet në njoftim.

Ky institut po ashtu ka njoftuar se deri tani në Kosovë janë vaksinuar 29 mijë e 704 persona me dozën e parë dhe asnjë nga ta nuk kanë raportuar efekte të rënda pasvaksinale.

Në anën tjetër, koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se gjatë së mërkurës janë vaksinuar 750 persona mbi moshën 65 vjeçare.

Ai ka bërë të ditur se në total numri i të vaksinuar ka shkuar në rreth 300 mijë persona.

“Aktualisht të vaksinuar vetëm sot janë rreth 750 persona, ndërsa numri total rreth pesë mijë të vaksinës Pfizer. Nëse flasim nga dita e parë nga 29 marsi atëherë kemi rreth 30 mijë vaksina të aplikueshme”, ka thënë Nimani.

Të mërkurën kanë arritur edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër COVID-19 në Kosovë./Insajderi.com