IKSHPK nuk teston më qytetarët për arsye udhëtimi, kërkohet udhëzimi i mjekut

IKSHPK nuk teston më qytetarët për arsye udhëtimi, kërkohet udhëzimi i mjekut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë vendim që të mos testojë asnjë person që nuk ka udhëzim të mjekut, njofton Insajderi.

Sipas këtij vendimi, qytetarët që kërkojnë të testohen për arsye udhëtimi, nuk testohen.

Testimi vetëm për personat që kanë indikacione epidemiologjike ka nisur nga e hëna e 22 marsit.

“Nga data 22 mars 2021 e deri në furnizim me teste, nuk do të testohen personat e shëndoshë për qëllim udhëtimi. Andaj për të mos ardhur në situatë të mosmundësisë së testimit për persona me indikacione epidemiologjike, jemi të detyruar ta ndërprejmë testimin e udhëtarëve të shëndoshë. Do të testohen vetëm personat me indikacione epidemiologjike të përcaktuar me udhëzim nga mjeku dhe për shërim jashtë vendit me ftesë nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Institutit. /Insajderi.com