Ilir Latifi pranë debutimit në peshën e rëndë ndaj “Bishës së Zezë”

Ilir Latifi pranë debutimit në peshën e rëndë ndaj “Bishës së Zezë”

Ilir Latifi, sportisti shqiptar i arteve marciale mikse, por që garon për Suedinë, pritet të debutojë në peshën e rëndë vitin e ardhshëm.

Sipas “MMA Mania”, Latifi do të lë divizionin “light heavyweight” (pesha 94-93kg), për të kaluar në divizionin e peshës së rëndë (pesha +93kg).

Dhe, përballë shqiptarit, mund të jetë Derrick Lewis, i njohur me emrin “The Black Beast” (Bisha e Zezë).

Kjo sfidë mes Latifit dhe Lewis mund të zhvillohet më 8 shkurt, në një nga eventet e UFC-së, që ka nisur bisedimet me të dy sportistët për finalizimin e këtij dueli.

Latifi nuk ka pasur shumë fat në peshën “light heavyweight”, ku vjen pas dy humbjesh, duke humbur shansin të duelojë për titull.

Ndaj, 36-vjeçari Latifi (14 fitore, 7 humbje e 1 duel pa rezultat) shpreson të ketë më shumë shanse për titull në Divizionin e ri.