Zvicra e dëbon nga shteti imami kosovar që dhunoi seksualisht gruan e tij

Zvicra e dëbon nga shteti imami kosovar që dhunoi seksualisht gruan e tij

Imami i apostrofuar, Fehim Dragusha, do të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi.

Ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij nga Singapori, përcjell Albinfo.ch.

Dragusha asnjëherë nuk e pranoi këtë vendim, madje duke u ankuar në Gjykatën e Strasburgut. Ai ka thënë se do të dëshironte që dënimin ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë. Por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

“Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lëshoj Zvicrën derisa kjo çështje të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet.