Imamoglu përsëri në fushatë për kryebashkiak të Stambollit

Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Stambollit Ekrem Imamoglu ka nisur fushatën për zgjedhjet e përsëritura të cilat do të mbahen më 23 qershor, duke premtuar se përsëri do të fitojë, pasi komisioni zgjedhor i Turqisë ka vendosur që votimet e mbajtura më 31 mars janë të pavlefshme.

Imamoglu përsëri në fushatë për kryebashkiak të Stambollit

Imamoglu nga Partia Republikane Popullore sekulare e akuzon Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit të Recep Tayyip Erdoganit për mashtrim dhe mospranim të rezultateve të zgjedhjeve të 31 marsit në Stamboll, qytet me 15 milionë banorë, transmeton AP.

Ai ka deklaruar se partia në pushtet, e cila me vite e ka udhëhequr Stambollin ka punuar vetëm për  pasurimin e vet.

Përkrahësit e Imamoglut dhe zyrtarët e partisë e kanë përkrahur kandidatin e tyre i cili e udhëheqë fushatën me sloganin “Gjithçka do të jetë bukur”./Insajderi.com.