Imazhe nga Terry O’Neill: Fotografi të yjeve botërore përmes lenseve të artistit të madh

Imazhe nga Terry O’Neill: Fotografi të yjeve botërore përmes lenseve të artistit të madh

Për më shumë se 60 vjet, fotografi britanez Terry O’Neill ka fotografuar disa prej emrave më të mëdhenjë të botës së filmit, modës dhe muzikës, raporton BBC, shkruan Insajderi.

O’Neill ishte duke punuar për Daily Sketch si fotografi i ri i tyre kur vendosi të bëj foto të bendeve të reja në skenën muzikore të vendit.

“Një ditë, redaktori më tha se një bend i ri është duke incizuar muzikë në Abbery Road dhe ne duam që ti fotografosh,” kujton Terry.

Ai grup doli të jetë Beatles dhe gazeta bashkë me fotografitë u shitën shumë. Këto foto janë prej të parave të Beatles që dolën në shtypin kombëtar.

Pak kohë më vonë, një djalosh i ri që quhej Andreë Loog Oldham e thirri dhe i tha Terry-t: “A mund të e fotografosh edhe bendin tim si Beatles?” Ai bend doli të jetë Rolling Stones.

Veprat e tij janë shfaqur këto ditë në një ekspozitë në Maddox Gallery në Gstaad, Zvicër./Insajderi.com