Impakti gjenetik i tregtisë me skllevër u konfirmua në një studim ADN-je

Impakti gjenetik i tregtisë me skllevër u konfirmua në një studim ADN-je

Një studim i ADN-së ka hedhur dritë mbi fatin e miliona afrikanëve që ishin shitur si skllav në Amerikë, prej shekullit të 16 deri në shekullin 19, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Më shumë se 50,000 njerëz u bënë pjesë e këtij studimi, që arriti të identifikojë më shumë detaje të impaktit gjenetik që tregtia e skllevërve ka në popullatën e ditëve të sotme.

Sipas këtij studimi, pasojat e dhunimit, maltretimit, racizmit dhe sëmundjeve mund të vërehen edhe tash.

Më shumë se 12,5 milion afrikanë u blenë dhe shitën prej vitit 1515 deri në shekullin 19.

Rreth 2 milion skllevër, burra, gra dhe fëmijë vdiqën rrugës për në Amerikë./Insajderi.com