Importohen 200 megavatë energji elektrike, vështirësohet furnizimi

Importohen 200 megavatë energji elektrike, vështirësohet furnizimi

KEDS/KESCO njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si rezultat i devijimit nga prodhimi.

Sipas KEDS, në funksion janë vetëm dy blloqe, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A, duke shtuar se këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike.

“Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A që është në prodhim, përkatësisht A3 të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral”.

“Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00. Aktualisht, KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton. Ekipet e KEDS/KESCO-s kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi. Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00”, bënë të ditur KEDS, shkruan lajmi.net.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhepse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.