Incident mes nxënesëve serbë tek Ura e Ibrit

Incident mes nxënesëve serbë tek Ura e Ibrit

Një incident ka ndodhur të martën tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë.

Në incident janë përfshirë një grup i nxënëseve serb të Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë .

Kështu ka deklaruar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Bane Radiviq.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe incidenti ka zgjatur për 10 minuta.

“Incidenti ka zgjatur për 10 minuta, është dashur intervenimi i njësitit policor për ta shpërndarë turmën”, ka thënë ai./Insajderi.com