Incident në koncertin e Tayna-s, fansi nuk e lëshon reperen

Incident në koncertin e Tayna-s, fansi nuk e lëshon reperen

Nuk janë të rralla rastet kur reperëve shqiptarë i ndodhin incidente me fansat e tyre.

Diçka e tillë i ka ndodhur së fundmi Tayna-s, e cila ka shkuar për të performuar në një club nate në Gjermani.

Reperja është munduar të tregohet sa më e afërt me fansat e saj, duke i dhënë dorën disave prej tyre gjatë performancës.

Mirëpo, një fans e ka kapur Taynan nga dora dhe nuk e ka lëshuar, megjithëse ajo tentoi disa herë të largohet.

Në fund, ajo i jep një shikim të vrazhdë fansit dhe largohet, ndërkohë që menjëherë e merr situatën në kontroll bodyguard-i i saj.