Incidenti në Karaçevë, Kurti shkon në zyren e komandantit të KFOR-it

Incidenti në Karaçevë, Kurti shkon në zyren e komandantit të KFOR-it

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë më ish-ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-zëvendës ministrin e Mbrotjes, Enver Dugolli, kanë vizituar komandantin e KFOR-it, Major Michele Risi.

Siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë takimit, dy palët diskutuan për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë. Ata u pajtuan që të mirëmbajnë kontaktet e rregullta dhe të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellët.

KFOR, ditë më parë kishte deklaruar se patrullimi i Xhandarmërisë në territorin e Kosovës ka qenë i përbashkët me njësitet e KFOR-it, kjo ka ngjallur reagime të shumta në vend. /Insajderi.com/