Incizim shqetësues i ekzekutimit: Vritet polici i cili e arrestoi djalin e El Chapo-s me 155 plumba

Një polic i njësiteve elite të policisë meksikane i cili ka marrë pjesë në arrestimin e Ovudio Guzman, djalin e narko bosit Joaquin Guzman i njohur si “El Chapo”, është bërë shoshë me 155 plumba në parking të një qendre tregtare.

Incizim shqetësues i ekzekutimit: Vritet polici i cili e arrestoi djalin e El Chapo-s me 155 plumba

Ekzekutimi brutal është kryer në parking të një qendre tregtare në qytetin Kuliakan, ndërsa policia e ka identifikuar policin e vrarë vetëm si “Eduardo”.

Në xhirime shihet momenti kur një veturë e kuqe e përcjellë veturën e bardhë në parking, para se së paku dy sulmues të armatosur e qëllojnë policin.

Viktima ishte pjesë e operacionit i cili ishte nisur në këtë qytet, me qëllim që Guzmani të ekstradohet në SHBA, ku babai i tij është aktualisht duke e vuajtur dënimin me burg.

Djali i El Chapos u arrestua më 17 tetor gjatë një përleshjeje të përgjakshme të kartelit Sinaloa dhe të pushtetit, mirëpo u lirua menjëherë pas kaosit i cili u krijua nëpër rrugë.

Nuk është e qartë se a ka qenë polici në momentin e sulmit në detyrë, edhe pse pretendohet se me veti ka pasur revole. Sekretari i sigurisë publike Cristobal Castaneda dhe zëvendësi i tij janë paraqitur mëngjesin e njëjtë në vendin e krimit për t’i mbikëqyrur hetimet.

Autoritetet lokale po e hetojnë incidentin, dhe duhet të konstatojnë se a qëndron pas vrasjes banda kriminale./Insajderi.com.