India arreston një politikan të Kashmirit në aeroport

Një politikan nga Kashmiri i administruar nga India, është bërë e ditur të jetë arrestuar në Nju Delhi, dhe është dërguar sërish në këtë rajon, transmeton BBC.

India arreston një politikan të Kashmirit në aeroport

Shah Faesal, ka qenë një nga politikanët e paktë të Kashmirit, që nuk ishte ndaluar pas vendimit kontravers të Indisë, për t’i hequr statusin special Kashmirit që drejton.

Agjencia e lajmeve, PTI, ka cituar disa zyrtarë të kenë thënë se ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi, teksa ka tentuar të niset drejt Turqisë.

Prej kur është marrë vendimi i qeverisë indiane për anulim të Artikullit 370, që i ofron më shumë autonomi Kashmirit, qindra persona janë ndaluar në këtë zonë.

Ne mesin e tyre ka politikanë, aktivistë, akademikë dhe liderë biznesorë.

Për Kashmirin kanë pretendime si India ashtu edhe Pakistani, derisa rebelët e pozicionuar nën administratën indiane kanë kryer kryengritje për dekada.

Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.