India raporton mbi 161 mijë raste të reja me COVID-19

India raporton mbi 161 mijë raste të reja me COVID-19

India ka regjistruar shifrën më të lartë të infektimeve me Coronavirus në 24 orët e fundit në botë.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar hiç më pak se 161 mijë e 736 raste të reja dhe 879 viktima.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.69 milionë persona, ndërsa i të vdekurve në 171 mijë e 58 persona, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Numri i rasteve të reja zakonisht bie të martën, për shkak të rezultateve të vonuara nga testet e bëra gjatë fundjavës, ka shkruar kjo media.

India është vendi i tretë më i prekur nga COVID-19 në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit./Insajderi.com