fbpx

Indoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Beteja kundër bërllokut”

Indoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Beteja kundër bërllokut”

Indoks këtë të dielë do ta transmetojë dokumentarin “Beteja kundër bërllokut” duke filluar nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi .

Jo vetëm  sfida kundër Korrupsionit, për Qeverinë e Kosovës prioritet është bërë edhe beteja kundër bërllokut.  Kampanjë e cila ka filluar nga 15 shtatori dhe ka vazhduar  deri me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

#InDoks në këtë dokumentar do të merret ekskluzivisht me bërllokun që po e mbulon republikën. Me ata që po e pastrojnë vendin dhe me ata që po e ndotin atë. Me kulturën e keqe dhe me dënimet që do të pasojnë.

Por, çka po bën shteti i Kosovës kundër këtij fenomeni? Kush po e ndihmon dhe kush po e pengon Kosovën që të jetë një vend më i pastër?

Shumë pyetje marrin përgjigje në këtë dokumentar, por edhe shumë të tjera mbesin pezull. Por, më kryesorja: A rrezikon Kosova të kollapsojë nga deponitë e bërllokut?./Insajderi.com

InDoks Promo | Beteja kundër bërllokut

InDoks Promo | Beteja kundër bërllokutPo aq sa sfida kundër Korrupsionit, për Qeverinë e Kosovës prioritet është bërë edhe beteja kundër bërllokut. Vendi është e mbushur me mbeturina. Qytetarët i hedhin gjithkund. Dhe hedhin gjithçka. Asgjë nuk është për të mos u hedhur e asnjë vend që të mos shndërrohet në deponi.Por, çka po bën shteti i Kosovës kundër këtij fenomeni? Kush po e ndihmon dhe kush po e pengon Kosovën që të jetë një vend më i pastër?#InDoks në këtë dokumentar do të merret ekskluzivisht me bërllokun që po e mbulon republikën. Me ata që po e pastrojnë vendin dhe me ata që po e ndotin atë. Me kulturën e keqe dhe me dënimet që do të pasojnë.Shumë pyetje marrin përgjigje në këtë dokumentar, por edhe shumë të tjera mbesin pezull. Por, më kryesorja: A rrezikon Kosova të kollapsojë nga deponitë e bërllokut?Të dielën, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi

Posted by InDoks on Friday, 11 January 2019