Transmetohet dokumentari për Kishën në oborr të UP-së

Transmetohet dokumentari për Kishën në oborr të UP-së

Këtë të diel, duke filluar nga ora, 20:10, në Rtv Dukagjini dhe Live në Insajderi, do të transmetohet dokumentari “Kisha e dhunshme e regjimit” – temë e së cilit do të jetë kisha në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

VIDEO

Është një dokumentar, që do të pasqyrojë gjithë historinë e fillimit të ndërtimit të kësaj Kishe.

Do të tregohet se cilët janë njerëzit e lidhur ngushtë me Millosheviqin, të cilët kishin marrë pjesë në vënien e gurthemelit të saj, në dhjetor të vitit 1992.

Ç’është e vërteta tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së?

Çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës, për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë, e çka paraqet kjo kishë për Universitetin, institucionet të cilit ia ka marrë mbi katër hektarë?

Si kishte rrjedhur procesi gjyqësor për pronën në të cilën është ndërtuar Kisha ?

Janë këto disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar 50 minutësh të InDoks me autor Visar Duriqi, por dhe shumë pyetje të tjera ngritën në këtë hulumtim.

Për herë të parë InDoks, shfaq edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to- pamje që nuk janë transmetuar asnjëherë më parë.

Shumë detaje, për Kishën e dhunshme, në oborr të Universitetit të Prishtinës, do të mund t’i ndiqni, nesër nga ora, 20:10, në Rtv Dukagjini dhe Live në Insajderi.

Promon e dokumentarit: “Kisha e dhunshme e regjimit”

InDoks Promo | Kisha e dhunshme e regjimit

Që nga fillimi i ndërtimit të kësaj kishe, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi. Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët.Por, cila është e vërteta tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së? Çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës, për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë, e çka paraqet kjo kishë për Universitetin, institucionet të cilit ia ka marrë mbi 4 hektarë?Janë këto disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar 50 minutësh të InDoks me autor Visar Duriqi, por dhe shumë pyetje të tjera ngritën në këtë hulumtim.Për herë të parë #InDoks shfaq edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to- pamje të transmetuara kurrë më parë.E diele, ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Posted by InDoks on Friday, 18 January 2019