Infermieret në qese për mbeturina: Situatë katastrofike në spitalin e Nju Jorkut

Sa mungojnë pajisjet medicinale në SHBA tregon edhe fotografia e publikuar në Twitter në të cilën shihen infermieret në spitalin e famshëm “Mount Sinai” të veshura me qese për mbeturina.

Infermieret në qese për mbeturina: Situatë katastrofike në spitalin e Nju Jorkut

Në postin e publikuar thuhet se “porsa ndërroi jetë shefi i infermiereve nga koronavirusi”, dhe se infermieret nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.

“Nuk ka më mantela në gjithë spitalin, nuk ka më maska, ajo çfarë është siguruar është e pamjaftueshme ta mbulojë një krizë të tillë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, ku edhe bëhet thirrje për njerëzit që të dhurojnë pajisje.

Në ndërkohë, të punësuarit në spital kanë fajësuar mungesën e mjeteve për mbrojtje për vdekje të njërit prej menaxherëve të tyre, i cili ishte pranuar më 17 mars në spital sepse ishte i infektuar me koronavirus dhe kishte vdekur të martën mbrëma.

“Ai këtë nuk e ka merituar. Ishte i gatshëm ta ndihmojë githkënd në këtë betejë. Spitali duhet të jetë përgjegjës, spitali e ka vrarë”, ka thënë një infermiere./Insajderi.com.