Infermieri rrëfen momentet e fundit të artistit shqiptar

Infermieri rrëfen momentet e fundit të artistit shqiptar

Një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar, Koço Devole u nda nga jeta ditën e sotme, njofton Insajderi.

Aktori, që për të fundit herë e pamë në një rol në filmin “Dy gisht mjaltë”, vdiq në spitalin Infektiv pas infektimit të tij prej disa ditësh nga Coronavirusi.

Ishte një skenë e vështirë”, aktori Koço Devole tregon se si e bëri për të  qarë Elvana Gjatën - Gossip

Pozitiv me Coronavirus ai qëndroi prej disa ditësh i shtruar në spital dhe gjendjen e tij shëndetësore e rëndonte me shumë edhe diagnoza e leukemisë.

Me anë të një postimi në Facebook, infermieri i QSUT-së, Korab Gjana ka ndarë momentet e fundit me artistin e njohur.

“Momentet e fundit me Koço Devolen. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmurët me radhë… Kur mbërrij te dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin… Njeriu që do i mungoj çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, shkruan Gjana në postim.

Devole është një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar. Përpos roleve të tij në telekomeditë: “Çanta me një milion”, “Oreksi i madh”, “Mos shko o trim”, “Pushime në Romë”, etj, ka qenë skenarist i emisionit “Fiks Fare” dhe “Portokalli”. /Insajderi.com