Infermierja britanike nuk mundi t’i mbante lotët – fqinjët kishin dalë të gjithë në rrugë, për t’i bërë një befasi

Infermierja britanike nuk mundi t’i mbante lotët – fqinjët kishin dalë të gjithë në rrugë, për t’i bërë një befasi

Ky është momenti prekës kur një punëtore e ambulancës u mbush me emocione kur të gjithë banorët në lagjen e saj dolën për ta duartrokitur atë gjatë rrugës për ndërrimin e saj.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ndërsa Tayla Porter u nis për në Spitalin Basingstoke dhe North Hampshire të enjten, ajo u përshëndet nga banorët e ndërtesave në rrugën e saj.

E mbetur me duart në kokë, ndihmësja 22-vjeçare e kujdesit urgjent nuk ishte në gjendje të mbajë lotët ndërsa nëna Ali, 55 vjeçe, babai Phil, 55 vjeç dhe motra Tash, 21 po vëzhgonin situatën.

Pasi disa njerëz kishin postuar në forumin lokal të fshatit një thirrje për t’u bashkuar me duartrokitjet në orën 8 të darkës, Ali u tregoi fqinjëve të saj se vajza e saj e madhe do të ishte në punë nga ora 4 pasdites.

Duke rrëfyer ngjarjen, nëna e saj tha: “Tayla thjesht nuk mund ta besonte. Ajo nuk mund të besonte se njerëzit e vlerësonin atë që ajo bënte. Ajo thjesht e do punën e saj”.

“Ajo që nuk e kuptova ishte se çdo shtëpi e vetme kishte të paktën një person që kishte dalë për ta përshëndetur atë”.