Injorimi i Hashim Thaçit ndaj Albin Kurtit – nuk i flet fare

Injorimi i Hashim Thaçit ndaj Albin Kurtit – nuk i flet fare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi po marrin pjesë në konferencën e quajtur “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, konferencë kjo e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan.

Në këtë konferencë përveç krerëve shtetërore janë duke marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie si dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Insajderi.

Presidenti, Thaçi ka qenë i kujdesshëm për ta përshëndetur kryeministrin e Haradinajt, por ka injoruar liderin e VV-së, Albin Kurtin të cilin nuk e ka përshëndetur fare.

Para fillimit të kësaj konferencë është vërejtur përshëndetja e ftoftë mes kryeministrit Haradinajt me Albin Kurtit.

Kurti që zë vendin e tij mes ambasadorit amerikan dhe kryeministrit, i shtrëngon dorën Delaëies, por jo edhe Haradinajt. Kurti dhe Haradinaj janë përshëndetur vetëm gojarisht ndonëse kanë qenë afër njëri-tjetrit, pa shtrëngim duarsh./Insajeri.com