Inkasohen 3,7 milionë euro nga lojërat e fatit

Inkasohen 3,7 milionë euro nga lojërat e fatit

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitet e doganës që nga fillimi i vitit kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar.

“Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatitderi tani kanë arritur ne 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë,apo 69% me shume se në 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017″, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Sipas tij, shtimi i aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në 154,700 € si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste, ku vlera e gjobave te shqiptuara ka arritur në 65,552 €.

“Pra ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të inkasuar 3,7 milion euro nga ky sektor”, ka thënë Adriatik Stavileci.