Inkuizitorët Tërnava & Goga dhe misioni i lënë përgjysmë i ISIS që po e vazhdojnë

Organizata terroriste ISIS, pos misionit për kthimin e Kalifatit Islamik kishte edhe shuarjen e zërave kritikë kundër islamit radikal. Dy imamë me peshë në Kosovë po e vazhdojnë këtë mision. Janë shndërruar në inkuizitorë të stilit të mesjetës

Inkuizitorët Tërnava & Goga dhe misioni i lënë përgjysmë i ISIS që po e vazhdojnë

Amerika javë më parë shpalli fundit e ISIS-it, organizatës terroriste që kishe shpërndarë, si askush më parë,teorinë wahabiste në botë përmes rekrutimeve online. Edhe qindra kosovarë ishin prekur nga kjo ideologji. Mbi 100 u vranë në xhihad. Po aq u hetuan, e akuzuan disa kur u kthyen. Biznesmenët që qëndronin prapa ISIS arritën që ta përmbushin veç misionin e parë të tyre: Themelimin e përkohshëm të Kalifatit Islamik. Të dytin, për ta shuar zërat kritikë kundër islamit radikal nuk arritën që ta kompletojnë.

Por, shahidët e ISIS-it mund të prehën në paqe. Bashkësia Islame e Kosovës e drejtuar në mënyrë të dyshimtë nga Naim Tërnava dhe imamët rreth tij dikur të akuzuar për terrorizëm, kanë vendosur që ta vazhdojnë këtë mision.

Këtë javë një imam, nga  më të zëshmit kundër islamit radikal, me theks të veçantë wahabizmit që është esenca e terrorizmit, Drilon Gashi është suspenduar nga Bashkësia Islame. Ai është detyruar që ti kthej çelësat e xhamisë së tij dhe është dënuar me 2/3 e pagës për një vit. Për ironi, emri i xhamisë së tij ishte “Drita” (përkthimi i emrit të xhamisë “Nur” që e drejtonte Driloni).

Kur përmendet drita dhe kundërshtimi i ideve të klerit fetar, mendja të çon drejt e te inkuizicioni i Vatikanit që e futi Evropën në atë që njihej “koha e errët” e mesjetës. Në fakt, ajo çfarë kishin bërë inkuizitorët e krishterë nuk mund të kopjohej as për së afërmi nga ISIS-i. Ata kishin vrarë edhe njerëz duke ua nxjerrë zorrët derisa viktima i shihte ato në agoninë e vdekjes.

Naim Tërnava ende nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Jam i bindur se do ta bënte, sikur Kosova mos të ishte shtet laik. Dhe të mos kishte shumë ndërkombëtarë prezent.

Por, ajo çka po bën BIK-u i drejtuar nga Naim Tërnava është që po i persekuton imamët si Driloni, që në këtë mes nuk është i vetmi. Janë edhe disa të tjerë, që ende po tentojnë të luftojnë brenda BIK-ut për pak drejtësi.

E inkuizicionit të Tërnavës kundër kritikëve të islamit radikal pa hezitim i është bashkëngjitur imami fortë kontrovers, Enes Goga, Kryeimam i Pejës dhe dikur i akuzuar për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Drilonit i filluan telashet me drejtuesit e linjës së ashpër të BIK-ut kur ai në një emision tha diçka që shumëkush e mendon: teoria e evolucionit nuk bie ndesh me mësimet e Kur’anit.

Në fakt, Kur’ani si libër i shkruar nga Muhamedi ishte një proces “copy-paste” nga librat e tjerë të shenjtë dhe mësimet që ai i mori nga udhëtimet e tij si i tregtar i pasurisë së gruas së tij biznesmene. Evolucioni nuk është as teori që krejtësisht e ka shpikur Charles Darwin. Ai veç e ka formësuar në mënyrë që ta kuptojnë edhe masat e gjera.

Feja, si doktrinë mund të ketë problem me darvinizmin veç të pika fillestare, pra që jeta e gjallë nuk nisi rastësisht, por pati një krijues. Që organizmat mund të evoluojnë nga një formë në tjetrën, nuk është krejt e lehtë të mohohet me tekste fetare të shkruara mijëra vite më herët.

Në vendimin për suspendim Drilon Gashit i përmenden atij edhe deklarata të tjera, dhe akuzohet se ka bërë shaka edhe me mjekrën dhe e shaminë islamike. Pse mos të tallen njerëzit me mjekrën. Në fund të fundit është thjesht lesh. A nuk është?

Kurse shamia si obligim fetar nuk mund të provohet me versete nga Kur’ani. Aty thuhet saktë që obligohen gratë ti mbulojnë supet e krahëve, por jo kokën. Shamia, e në veçanti ferexheja, tashmë me shaka e njohur si “veshja e ninxhave” është traditë e beduinëve arabë për tu mbrojtur nga rëra e shkretëtirës. E veshin në një formë edhe meshkujt beduinë.

Për ta bërë edhe më qesharake akuzën e BIK-ut të Naim Tërnavës të orkestruar nga Enes Goga, imami Gashi akuzohet se e ka mohuar edhe ekzistencës e djallit (Shejtanit). BIK-u edhe në shekullin e Inteligjencës Artificiale tenton ti shtyp mendimet qesharake se cytjet për tëkëqija nuk janë njerëzore, por vijnë nga një krijesë me emrin “Shejtan”.

Drilonit i janë bërë vërejtjet, që më vonë bëhen akuza, nga Enes Goga, derisa i kanë nënshkruar kryetari i BIK në Pejë, Musli Arifaj.

Dhe, Arifaj po mbulonte veprimet e një imami i cili që në fillet e shpërndarjes së ideve xhihadiste në Kosovë nuk hezitoi që të sillte te publiku materiale të rrezikshme propagandistike të babait të terrorizmit modern.

Kur jemi te baba i terrorizmit modern, Muhamed b. Abdulwahab, librat e tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, dhe EnesGoga ishte redaktor i së paku njërit nga këtij libra. Shtëpia botuese “IslamHous” botoi librin “Tre parimet dhe argumentet e tyre” me autor Muhamed b. Abdulwahab i përkthyer nga LulzimBlaka dhe që u redaktua pos nga Enesi, edhe nga Mehdi Goga, një tjetër imam nga Peja, familjar i EnesGogës.

Në këtë libër që ishte shpërndarë tek të rinjtë kosovarë ka edhe këso citatesh “Pasi u vendos në Medine u urdhërua me ligjet e tjera të Islamit siç janë:  “Zekati, Agjërimi, Haxhi, Ezani, Xhihadi, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e të tjera nga ligjet e Islamit dhe pas dhjetë vitesh vdiq, Allahu e begatoftë”;

”Kjo është domethënia e fjalës La ilaheil-lall-llah. Thuhet në hadith: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi e kulmi i tij Lufta në Rrugën e Allahut (Xhihadi)”;

“E fatkeqësia e tretë që i kaploi muslimanët është ndalja e Xhihadit, e Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka paralajmëruar se kur ta lëjmëxhihadin do të na pushtojnë e sundojnë armiqtë tanë me padrejtësi e me nënçmim. MuhamedibënAbdulvehabi, ngriti lartë shpatën dhe pendën dhe filloi çrrënjosjen e shirkut nga Gadishulli Arabik, Atdheu i Islamit, e këtë rrugë pas tij e vazhduan dijetarët e luftëtarët e shumtë. Kështu MuhamedibënAbdulvehabi pastroi Qaben e Shenjtë dhe Xhaminë e Pejgamberit nga fëlliqësitë e shirkut, hapi rrugën që pasardhësit e tij më vonë të themelojnë shtetin e Arabisë Saudite në baza të Teuhidit e me ligjin e Sheriatit”.

‘RockStarë’ të xhihadit më vonë, si Lavdrim Muhaxheri ose Patriot Matoshi mund ti kenë hasur këto tekste që vendosen të vriteshin në xhihad. Sepse ata besonin edhe në parimet e Muhamed b. Abdulwahabit që i redaktoi Enes Goga. Besonin edhe tek “Shejtani” i BIK-ut.

Republika e Kosovës edhe sot nuk mund ta rregulloj imazhin e prishur nga viktima të tilla të imamëve radikalë, por mësuesit e tyre vazhdojnë të ruajnë ndikim në BIK. Naim Tërnava ende pret mysafirë për Bajram, si Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari e krejt liderët e partive politike dhe klerë të tjerë fetarë. Politikanët ia puthin dorën për një grusht votash.

Imamët e persekutuar së fundmi nga klani Tërnava & Goga, që nuk janë as të parët e as të fundit. Me raste edhe guxojnë të deklarohen në publik. Kështu bëri së fundi Drilon Gashi.

“DRILON (Ibrahim) GASHI, imam, hatib dhe mual-lim në Xhaminë “Nur” në fshatin Vitomericë në Pejë, i shqiptohet masa e dënimit me largim nga kryerja e punëve dhe detyrave të punës, hatibit dhe mual-limit në Xhaminë “Nur” në fshatin Vitomericë me ndalim kthimi për 1 (një) vit me pagesë të 2/3 të të ardhurave personale mujore…”, shkruan Gashi derisa konfirmon që ankesa tashmë i është refuzuar.

“Dy duart i kisha futur në zjarr dhe as që e kam menduar ndonjëherë që do të më ndodh kjo gjë prej Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës”, shkruan ai derisa kujtojmë së Këshilli në Pejë kryeimam e ka Enes Gogën.

“Faji im kryesor dhe i vetëm edhe sipas arsyetimit të tyre ka qenë paraqitja ime në rrjetet sociale elektronike, të cilat paskan nxit urrejtje dhe përçarje në popull! Frymëzimi im ka qene çdo here drejtësia dhe besimi në të Madhin Zot. Jam munduar që mendimet e mia të jenë të arsyeshme dhe religjionin ta komentoj edhe komfor logjikës së shëndoshë e cila bazohet në parimet e të menduarit të drejtë duke mos injoruar edhe të vërtetat shkencore’, thotë imami Gashi.

Ai shkruan se kundër tij “mund të kenë qenë vetëm fanatikët dhe ata që kanë pasur tendenca terrorizmi dhe përçarje sektarizmi, sepse unë çdo herë kam qenë kundër tyre dhe do të vazhdoj të jem”.

Një nder objektivat kryesore të Kur’anit, sipas imamit Gashi, është edhe liria e mendimit. “Ajo fe qe e lufton mendimin dhe armiqëson diturinë, ajo ka humbur validitetin e saj për te ekzistuar”, paralajmëron ai.

Në një reagim në dëshpërim ai shkruan se “siç duket, në Kosovë është ende herët të mendosh ndryshe!”.

Krejt shqetësimi është se inkuizitorët, NaimTërnava e EnesGoga a do ta ndëshkojnë edhe më rëndë Drilonin? Edhe sa imamë të tjerë që janë kundër islamit radikal klaniTërnava&Goga, kolegë tëZekirjaQazimit që dikur organizoi kampe terroriste të rekrutimit ideologjik e sot kalon kohë në burg për këtë gjë, do të persekutohen nga ta? A do të guxojëndonjëherë shteti i brishtë i Kosovës që të ndërhyj brenda BIK-ut për ta ndaluar edhe një valë të re të kosovarëve që ti bashkohenxhihadit?

Apo, ky shtet që për çështje fetar zakonisht merr këshilla prej OJQ-ve të dyshimta do ta sheh si pjesë të zgjidhjes së problemit të terrorizmit BIK-un, derisa kjo organizatë në fakt është vet problemi.

Edhe shumë viktima të inkuizitorëve Tërnava&Goga do të shohim në të ardhmen.