INPO i quan të pabazuara akuzat e PDK-së

INPO i quan të pabazuara akuzat e PDK-së

Organizata INPO ka hedhur poshtë akuzat e PDK-së se është e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Albulena Nrecaj, drejtoreshë e kësaj organizate, e cila sot bëri publik raportin sipas të cilit qytetarët e Prishtinës janë të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë, i ka thënë Insajderit se të gjeturat e hulumtimit janë opinione të qytetarëve të kryeqytetit.

“INPO në dy komuna ka hartuar Indeksin e kënaqshemërisë  se qytetareve me shërbimet komunale, ne Ferizaj dhe Prishtine. Organizata ka ekspertize dhe përvoje te gjate ne promovimin dhe monitorimin e zbatimit te politikave lokale dhe te sistemit te vetëqeverisjes lokale në përgjithësi”.

“Ne raport është i sqaruar çdo detaj sa i përket mostrës dhe metodologjisë së anketës mbi te cilën është hartuar Indeksi dhe është bere mbledhja e të dhënave”, ka thënë ajo.

Publikimi i kësaj organizatë të premten nxiti reagimin e PDK-së në Prishtinë, që e akuzuan INPO-n për afrim me partinë që udhëheqë Prishtinën.

Nrecaj deklaratën e Cakollit e ka quajtur si të pa baza dhe janë komente që nuk ndërlidhen me punën profesionale.

“Për te dyja komunat është zbatuar e njëjta metodologji dhe i njëjti pyetësor. Ndërkaq, deklaratat e pabazuara dhe ato qe nuk ndërlidhen me punën profesionale dhe metodologjinë e Indeksit nuk i konsiderojmë dhe as qe i komentojmë”, ka thënë ajo./Insajderi.com