Insajderi në televizionin francez: Media më serioze që lufton korrupsionin në Kosovë

Insajderi në televizionin francez: Media më serioze që lufton korrupsionin në Kosovë

Një dokumentar i realizuar nga televizioni francez “Public Senate” i bërë për Kosovën dhe probleme saja për identitetin kombëtar dhe politik, ka vënë në plan të parë edhe punën e Gazetën Online Insajderi.

Duke ndjekur pas ditën e redaktorit përgjegjës në Insajderi, Vullnet Krasniqi, ekipi i televizionit francez shfaq sesi Insajderi është shndërruar brenda dy viteve në mediumin më serioz që vë në pah dhe lufton korrupsionin në Kosovë.

Dokumentari, i cili është shfaqur të shtunën në televizionin Public Senate, trajton perspektivat e tre personazheve nga Kosova lidhur me të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Redaktori përgjegjës i Insajderit, Vullnet Krasniqi shpreh besimin se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj si shtet sovran dhe i pavarur, një opsion që mbështetet nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Besnik Mujeci, një 32-vjeçar nga Prishtina, i cili është asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mbron idenë se Kosova duhet të jetë pjesë e Shqipërisë.

Ndërkaq, personazhi i tretë në këtë dokumentar është Andjela, një 22-vjeçare nga komuniteti serb i Kosovës, e cila thotë se e konsideron veten serbe dhe se nuk mund ta imagjinojë Kosovën të pavarur.

Dokumentarin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

https://vimeo.com/287975736/e093893b54?fbclid=IwAR13SIPkocvaNJcl7hbi0JQUUoXW_A91_cyfNqs6HMPRwNPdY6Bf79yx5vs