Insajderi shpallë konkurs për gazetarë/e në portalin e sportit “Insporti”

Insajderi shpallë konkurs për gazetarë/e në portalin e sportit “Insporti”

Gazeta Online, Insajderi, lanson produktin e ri medial, “Insporti”, që do të jetë online shumë shpejt.

Kjo platformë do të jetë e specializuar për lajme, analiza e hulumtime të zhvillimeve në fushën e sportit.

Ne jemi në kërkim të gazetarëve të cilët do të punojnë në ekipin tonë andaj shpallim:

KONKURS PËR GAZETARË/E TË SPORTIT

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përcjellja dhe mbulimi i ngjarjeve në sportin vendor dhe ndërkombëtar
  • Përgatitja e lajmeve, kronikave dhe raporteve nga ngjarjet sportive
  • Përgatitja e materialeve tjera mediale për rrjete sociale dhe platforma partnere
  • Detyra tjera të ngjashme që mund të caktohen nga redaktorët

Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të plotësojnë këto kushte dhe kritere:

  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Përgatitje shkollore për gazetari, sport, menaxhim sportiv ose fusha relevante
  • Përvojë pune në gazetari
  • Njohuri themelore për sportin dhe funksionimin e organizatave sportive
  • Aftësi për punë me afate të ngushta dhe nën presion të kohës
  • Aftësi për punë me orar të ndryshueshëm dhe në fundjava

Të gjithë kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV-të në adresën elektronike [email protected], deri më datën 18.01.2018, në ora 16:00.